Kallon: Këto janë dy ndeshjet që do të doja të luaja përsëri

Futboll

Kallon: Këto janë dy ndeshjet që do të doja të luaja përsëri

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 18:08
Kallon: Këto janë dy ndeshjet që do të doja të luaja përsëri

Ish-sulmuesi i Inter-it, Mohamed Kallon, ka kujtuar të kaluarën e tij te zikaltrit në një intervistë të dhënë për Inter TV.

“Kam shëtitur Italinë në huazim, isha i ri: Reggina, Vicenza, Genoa, Bologna dhe Cagliari. Më pas jam kthyer tek Inter-i në momentin e duhur”, ka thënë 41-vjeçari.

“Nuk mund të zgjidhja numrin që doja me ata fenomenë që kishim në skuadër dhe kam zgjedhur numrin 2”.

“Cilën ndeshje do të doja të luaja përsëri? Sigurisht atë të 5 majit me Lazio-n, por edhe atë me Milan-in në Champions. E ardhmja? Të ndihmoj fëmijët e Sierra Leone”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat