Raiola mohon marrëveshjen me kandidatin për president të Barcelonës për Haaland

Futboll

Raiola mohon marrëveshjen me kandidatin për president të Barcelonës për Haaland

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 18:40
Erling Braut Haaland dhe Mino Raiola

Erling Braut Haaland mund të transferohet te Barcelona, ishte një nga lajmet më të bujshme që mbushën titujt e gazetave.

Ishte Josep Maria Minguella, krahu i djathtë u Emili Rousaud, kandidat për president te Barcelona, që kishte pohuar një gjë të tillë.

“Kam folur me Mino Raiola dhe i kam të gjitha detajet në rast se fitojmë zgjedhjet. Ne i dimë të gjitha kushtet për transferimin e sulmuesit”, kishte thënë Minguella për Catalunya Radio.

Ndërkohë që ka reaguar menjëherë menaxheri i sulmuesit norvegjez, Mino Raiola, i cili e ka cilësuar si lajm të rrejshëm.

“Lajm i rrejshëm. Kurrë nuk kam folur me ndonjë kandidat për president te Barcelona në lidhje me Haaland dhe nuk do ta bëj”.

“Nëse do të ketë një president të ri të zgjedhur në janar, ai mund të më telefonojë”, ka thënë Raiola për “Sport1”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat