Mbrojtësi shqiptar drejt largimit, Napoli nuk i bind me ofertat

Futboll

Mbrojtësi shqiptar drejt largimit, Napoli nuk i bind me ofertat

Më: 2 janar 2021 Në ora: 10:53
Elseid Hysaj

Napoli ende nuk ka arritur të nënshkruajë kontrata e reja me dy prej lojtarëve të mbrojtjes, serbin Nikola Maksimovic dhe shkodranin Elseid Hysaj. Prej kohësh po bisedohet, por palët nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët.

Mediat në Itali raportojnë se të dy këta lojtarë kanë më shumë shanse të largohen dhe kjo do të ndodhte me parametra zero, pasi aktualisht ata janë të nevojshëm dhe trajneri Gennaro Gattuso nuk mund të jetë dakord që klubi t’i shesë gjashtë muaj para përfundimit të kontratave.

Maksimovic është pranë marrëveshjes me Interin, kurse për Hysajn  interesohen disa klube. Në krye të listës është Roma, që i ka bërë një ofertë mbrojtësit të kombëtares shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat