Erdin Hashani i është rikthyer detyrës si trajner.
Hashani që kishte tani e disa muaj që pushonte nga detyra e shefit të shtabit teknik tashmë ka arritur marrëveshje për t’iu rikthyer prapë stolit.
Hashani është zyrtarizuar sot si trajner i ri i Vjosës së Shtimës.
Shtimjanët janë në pozitën e katërt të Ligës së Dytë dhe me gjasa reale për të arritur kalimin historik në Ligën e Parë.
Vjosa e ka njoftuar ndryshimin në stol edhe përmes faqes zyrtare.