Pëlqehet nga Zidane, Camavinga flet për kalimin të Real Madridi

Futboll

Pëlqehet nga Zidane, Camavinga flet për kalimin të Real Madridi

Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:16
Eduardo Camavinga

Talenti i Rennes, Eduardo Camavinga është i lumtur me interesimin e Real Madridit.

Francezi pavarësisht moshës është duke shkëlqyer me klubin francez dhe “Los Blancos” e duan në skuadër ngase është kërkesë e trajnerit Zinedine Zidane.

Camavinga tha se është i lumtur që Reali ka shprehur interesim dhe në fund të edicionit do takohet dhe të sheh propozimin e “Mbretërve”.

“Real Madrid? Është mirë kur një klub i madh ka interesim për ty. Por, jam i qetë, jam të Rennes”.

“Pas kësaj, do shohim në fund të sezonit. Do takohemi dhe të shohim propozimin”, deklaroi ai për CanalSports.

Camavinga gjithashtu pëlqehet edhe nga klubet e tjera të mëdha, si PSG dhe Manchester United, derisa kartoni i tij vlen rreth 75 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat