Tetë arsyet pse Atletico Madrid mund të fitojë titullin në Spanjë

Futboll

Tetë arsyet pse Atletico Madrid mund të fitojë titullin në Spanjë

Më: 13 janar 2021 Në ora: 16:41
Tetë arsyet pse Atletico Madrid mund të fitojë titullin në Spanjë

Pothuajse 25 vjet nga sezoni i tyre me dy trofe, La Ligën dhe Kupën e Mbretit, Atletico Madrid përsëri është shpallur kampione e dimrit.

Hera e fundit që Atletico e arriti këtë ishte në vitin 1996, kur fitoi kampionatin dhe Kupën.

Nuk është rastësi që Atletico është aty ku është dhe disa faktorë kanë kontribuar në këtë.

“Marca” ka zbuluar 8 arsyet pse Atletico Madrid mund të fitojë trofeun e La Liga-s këtë edicion.
Me vetëm gjashtë gola të pësuar në 16 ndeshje dhe 11 herë portën e paprekur, Atletico ka statistikat më të mira në top pesë ligat evropiane.

Fuqia e skuadrës

Është skuadër jo e fokusuar në individ, por në grupin e lojtarëve. Të gjithë lojtarët që hyjnë si zëvendësues arrijnë të tregojnë formën e duhur.

Taktikat e ndryshme

Simeone ka zhvilluar formacione të ndryshme me të cilët është përshtatur skuadra, si formacionet prej 4-4-2 në 3-5-2 dhe 3-4-2-1.

Të pandalshëm në sulm

Atletico ka shënuar 31 gola në 16 ndeshjet e fundit në vetëm 68 gjuajtje, që nënkupton se statistikat në për qind janë 45, e cila është më e larta në këtë sezon.

Faktori Luis Suarez

Uruguaiani që u largua falas nga Barcelona, ka qenë i pandalshëm këtë edicion duke shënuar nëntë gola.

Rikthimi i lojtarëve në formën e duhur

Thomas Lemar, Mario Hermoso, Hector Herrera dhe Yannick Carrasco janë lojtarët që ishin të humbur në vitet e fundit, por këtë edicion janë në top formë.

Rekordi në shtëpi

Atletico ka humbur vetëm dy pikë në shtëpi ndaj Villarreal dhe janë të pamposhtur në “Wanda Metripolitano” që nga 1 dhjetori 2019.

Shpirti i skuadrës

Faktori përfundimtar është se lojtarët kanë formuar lidhje shumë të fortë që iu ndihmon të jenë shumë më bashkëpunues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat