Lëndimi nuk ia ka lënë shenjë Ibrahimovicit, ia siguron tri pikët e radhës Milanit

Futboll

Lëndimi nuk ia ka lënë shenjë Ibrahimovicit, ia siguron tri pikët e radhës Milanit

Më: 18 janar 2021 Në ora: 22:41
Zlatan Ibrahimovic

AC Milan ka arritur të shënojë fitore në udhëtim ndaj Cagliarit me rezultat 0:2, në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Ishte Zlatan Ibrahimovic i cili realizoi në minutën e shtatë nga penalltia, duke e dërguar Milanin në epërsi në pushimin mes pjesëve.

Zlatan Ibrahimovic realizoi edhe golin e dytë, duke treguar se lëndimi nuk ia ka lënë shenjë.

Kështu, Milani e “blindon” vendin e parë në tabelë me 43 pikë, tri më pak se Interi që është në vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat