Conte: Nuk duhet t’i nënvlerësojmë kundërshtarët, shtatë skuadra mund të...

Futboll

Conte: Nuk duhet t’i nënvlerësojmë kundërshtarët, shtatë skuadra mund të...

Më: 22 janar 2021 Në ora: 20:59
Antonio Conte

Fitorja e bukur kundër Juventusit ka rritur ambiciet e Interit, që në rast suksesi kundër Udineses, shoqëruar me një humbje të mundshme të Milanit ndaj Atalantës, do të shpallej kampion dimri. Trajneri i zikaltërve, Antonio Conte, paralajmëron lojtarët e tij që të mos i nënvlerësojnë friulanët.

“Ne kurrë nuk duhet t’i nënvlerësojmë kundërshtarët në Serinë A. E pamë të mërkurën, kundër Atalantës. Udinese mund të krijojë vështirësi për këdo. Ata janë një ekip fizik, i strukturuar, me lojtarë cilësorë dhe të fortë në kundërsulm”.

Conte më pas kthehet te triumfi në derbi të dielën e kaluar.

“Kur mund ekipe të forta si Juventusi, patjetër që duhet të luash mirë dhe të bësh shumë pak gabime. Dhe ne bëmë mirë, shfrytëzuam dobësitë e tyre. Nuk bëmë asnjë gabim dhe fituam. Ne e kuptuam se jemi në rrugën e duhur.

Kush luan dhe është trajner i Interit, referuar historisë dhe traditës duhet të përpiqet gjithmonë të marrë më të mirën. Ambicia duhet të jetë maksimumi për historinë e klubit. Dhe nesër ne duhet të jemi në 110%.”

Sa i përket garës për titull, Conte nuk sheh një favorit absolut.

“Për mua, shtatë skuadra mund të luajnë si për titullin ashtu edhe për një vend në Champions League. Unë mendoj se faza e parë po e konfirmon këtë. Shtatë skuadra mund ta tentojnë.”

Më në fund, Conte përjashton kategorikisht hipotezën e rotacionit në funksion të derbit në  Kupën e Italisë.

“Arsyetimi duhet të bëhet vetëm për Udinesen. Kampionati të jep dy mundësi, të fitosh titull ose një vend në Ligën e Kampionëve. Kampionati ka përparësi mbi gjithçka.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat