Pirlo: Përgjigja e duhur, Arthur i shkëlqyer. Më kërkoi diçka kur folëm

Futboll

Pirlo: Përgjigja e duhur, Arthur i shkëlqyer. Më kërkoi diçka kur folëm

Më: 24 janar 2021 Në ora: 17:53
Andrea Pirlo

Juventusi nuk gaboi sot përballë Bolognas në shtëpi, fitoi 2-0 (shënuan Arthur dhe McKennie) dhe është ngjitur në vend të katërt me 36 pikë, 5 më pak se Milani kryesues. Andrea Pirlo foli për mediat pas suksesit të sotëm, duke prekur disa tema të ndryshme.

“Kishte shumë rëndësi të luanim një ndeshje me intensitet të lartë dhe në pjesën e parë e realizuam shumë mirë këtë detyrë. Krijuam shumë në pjesën e parë dhe duhet ta kishim mbyllur ndeshjen. Sot mora një përgjigje të mirë nga skuadra. Bologna bëri presing lart kundër nesh, por u treguam tepër të aftë.

Arthur? Kemi biseduar shumë me njëri-tjetrin. Ai preferon të luajë më i avancuar duke i lënë detyrat mbrojtëse një mesfushori tjetër. E bën shumë mirë punën e vet, ka vizion të shkëlqyer loje dhe e mbron shumë mirë topin“, deklaroi trajneri i kampionëve të Italisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat