Premierliga e pranon që goli i Bernardo Silvas ndaj Aston Villa ishte “offside”, ndryshon rregulli!

Futboll

Premierliga e pranon që goli i Bernardo Silvas ndaj Aston Villa ishte “offside”, ndryshon rregulli!

Më: 26 janar 2021 Në ora: 17:18
Bernardo Silva

Goli i Bernardo Silva kundër Aston Villa javën e kaluar, i shënuar në fitoren 2-0, ishte shumë i përfolur dhe dërgoi një sinjal të qartë për gjyqtarët e Premierligës.

Në fillim të lojës, shoku i skuadrës Rodri përfiton nga një pozicion jashtë loje, duke dalë pas mbrojtësit Tyrone Mings dhe duke e pasuar topin për lojtarin portugez, i cili më pas shënoi.

Sipas interpretimit aktual të ligjit, arbitri Jon Moss vendosi saktë, por rekomandimi i ri, i cili nuk e ndryshon komplet ligjin, do të anulojë golat e shënuar si rasti i Silvas.

Arbitrat u udhëzuan nga Premier League për të ndryshuar interpretimin e tyre të ligjit, pasi që pranohet që Rodri mori një avantazh të padrejtë në lojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat