Ahmataj e ka ulur në stol, mbrojtësi braktis menjëherë Skënderbeun

Futboll

Ahmataj e ka ulur në stol, mbrojtësi braktis menjëherë Skënderbeun

Më: 28 janar 2021 Në ora: 14:38
Harrallamb Qaqi

Harrallamb Qaqi nuk është më pjesë e Skënderbeut.

I pakënaqur nga trajtimi i stafit teknik, mbrojtësi ka kërkuar largimin dhe tashmë është një lotar i lirë.

Pas afrimeve në merkaton e janarit, qendërmbrojtësi u ul në stol nga trajneri Julian Ahmataj, i cili preferoi në pozicionin e tij Bajramin dhe Sadriun, aq më tepër që i dëmtuar ishte edhe Bicaj.

Kjo mësohet se ka zhgënjyer së tepërmi mbrojtësin dhe kësisoji ka vendosur të largohet nga ekipi për të parë një tjetër mundësi për karrierën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat