Batatina para sfidës me kampionin: I kemi mungesat tona

Futboll

Batatina para sfidës me kampionin: I kemi mungesat tona

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 19:07
Tahir Batatina

Sfida kryesore e javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës, do të zhvillohet nesër (13.00) në Gjilan mes kampionit në fuqi, njëherësh lider i tabelës, Dritës nga Gjilani dhe Llapit nga Podujeva. Llapjanët e kanë parasysh se do të të përballen me liderin e kampionatit por shkojnë për pikë dhe në asnjë formë të dorëzuar.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha se përkundër mungesave, do të orvaten që të bëjnë një lojë sa më të mirë.

“I kemi mungesat tona si Ahmed Januzin, Bujar Idrizin, Ahmet Halitin. Po do të mundohemi të bëjmë një ndeshje të mirë”, tha Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Batatina e pranons e do të jetë një ndeshje e vështirë në hapje të stinorit pranveror.

“Do të jetë e vështirë, pasi luajmë kundër një super skuadre dhe kampioni në fuqi”, tha Batatina. Llapi është në pozitën e tetë me 20 pikë, ndërsa Drita kryeson me 41 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat