Vlerësim i lartë për shqiptarin e Kosovës: Nuk dridhet para Ibrahimoviçit

Futboll

Vlerësim i lartë për shqiptarin e Kosovës: Nuk dridhet para Ibrahimoviçit

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:35
Vlerësim i lartë për shqiptarin e Kosovës: Nuk dridhet para Ibrahimoviçit

Shqiptari i Kosovës, Ardian Ismajli, është kthyer si mbrojtësi më i preferuar i Spezias për ndeshjet e mëdha. Sa herë që skuadra ka përballje me ekipet më të forta të Italisë, trajneri Italiano zgjedh që të aktivizojë mbrojtësin shqiptar.

Ndërkohë në të gjitha përballjet e tjera ndaj rivalëve më të lehtë, Ismajli i ka ndjekur nga pankina.

Spezia arriti që të mundte Milanin në shifrat 2-0 duke bërë surprizën e madhe të mbrëmjes. Edhe këtë herë Ismajli e shpërbleu besimin e trajnerit duke u vlerësuar me notë të lartë pasi kufizoi sulmuesit e kuqezinjëve, me në krye Zlatan Ibrahimoviç.

Për “Leggo.it”, Ismajli është vlerësuar me notën 7: “I pamëshirshëm dhe vulos Ibrahimovic. Nuk dridhet kundër qendërsulmuesi kundërshtar tregon fytyrën e keqe. Është gjithmonë aty, dominues”, shkruhet në vlerësim.

Vlerat e performancës së mbrojtjes rritet edhe më tepër për faktin se Milani nuk goditi asnjëherë të vetme në portën kundërshtare. Për herë të fundit kjo kishte ndodhur në vitin 2019 teksa kuqezinjtë do të përballeshin ndaj Udinezes në muajin gusht..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat