Skuadra e tij fitoi bindshëm, shikoni si e quan Barcelonën Mauricio Pochettino

Futboll

Skuadra e tij fitoi bindshëm, shikoni si e quan Barcelonën Mauricio Pochettino

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 23:54
Mauricio Pochettino

PSG ka demoluar Barcelonën në “Camp Nou” 1-4, në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së parë të eliminimit direkt.

Kampioni aktual francez me këtë ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit, megjithëse nuk ka përfunduar asgjë.

Këtë e pranoi edhe tekniku i parisienëve, Mauricio Pochettino, që në një prononcim pas ndeshjes, tha se janë edhe 90 minuta të tjerë në lojë dhe se atje do të konfirmohet gjithçka.

“Kualifikimi do të vendoset në Paris. Janë edhe 90 minuta të tjerë. Dështimi i Barçës? Ky është futbolli. Aksidentet ndodhin.

Por duhet pranuar, ata janë një klub i madh. Kylian? Thjesht futbollist i jashtëzakonshëm. Ai i ndihmon shumë skuadrës, madje edhe në mbrojtje”, tha ndër të tjera Pochettino.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat