Shqipëria gati t’ia marrë talentin e madh shqiptar Zvicrës

Futboll

Shqipëria gati t’ia marrë talentin e madh shqiptar Zvicrës

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 11:52
Shqipëria gati t’ia marrë talentin e madh shqiptar Zvicrës

Një fantazist me origjinë nga Tetova bëhet gati për të veshur për herë të parë fanellën e Kombëtares shqiptare.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta në FSHF, se lojtari që trajneri Edi Reja kërkon me ngulm të luajë me kuqezinjtë është 21-vjeçari, Nedim Bajrami.

Mesfushori me tipare sulmuese aktualisht luan sezonin e tij të dytë me Empolin në Serinë B dhe prej kohësh është ndjekur nga trajneri i Kombëtares. Vetëm një muaj më parë ai shënoi dy gola ndaj Napolit në ndeshjen e Kupës së Italisë.

Gazeta mëson se italiani ka hedhur një hap konkret, duke e takuar lojtarin për ta bindur të vishet kuqezi.

Duke parë karakteristikat e Bajramit, Reja i ka bërë të ditur futbollistit se e ka në qendër të projektit për eliminatoret e Botërorit, që nisin duke filluar nga 25 marsi i këtij viti.

Mirëpo, momentalisht përtej vullnetit të Bajramit për të përfaqësuar Shqipërinë, ka disa çështje të rëndësishme që duhen zgjidhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat