Ja formacioni i Shkëndijes që fitoi në Kratovë

Futboll

Ja formacioni i Shkëndijes që fitoi në Kratovë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 18:32
Ja formacioni i Shkëndijes që fitoi në Kratovë

Shkëndija e Tetovës  e nisin me këmbë të mbarë gjysmëstinorin pranveror, pasi dalin me fitore dhe tre pikë nga dueli me Sileksin në Kratovë, duke narrë triumfin e 12-të sezonal që na çon në kuotën e 42 pikëve. Ekipi dominoi thuajse gjithë sfidën, megjithëse triumfi erdhi me përmbysje kur autogoli i Drashkoviqit dhe realizimi i Dorievit zhvlerësuan golin e Ivanovskit. 

Fillimi i ndeshjes ishte u furishëm për tanët që vendosën dominim që në minutat e para dhe Ibraimi në dy raste dhe një herë Doriev sollën kërcnimet e para serioze. Sileksit i’u deshtën 16-të minuta për të ndjerë veten në lojë dhe dalja e tyre përpara rezultoi e rezikshme pasi nga tre kanosje arritëm të kalojmë në epërsi.

Fillimisht Gorgiev nga afërsia me kokë njk gjen portën, më pas shtylla pingule shpëton tanët, që përfundimisht në minutën e 22-të goditja e devijuar e Ivanovskit të përgfundojë në rrjetën e Zahovit për epërsi 1:0 të vendasve. Shkëndija tashmë ishte ndëshkuar dhe kjo imponoi përforcim të sulmeve, që sollën një mori shansesh.

Alimi solli një të djathtë që shkoi mbi traverzë, e majta e Dorievit nuk shqetësoi Bozhinovskin me këtë të fundit që shfaqet me dy super pritje pas tentimeve të Ibraimit dhe Alimit. Mirëpo ai nuk mund pafundësisht të rezistonte presionin dhe si pasojë pa veten të mundur në minutën e 42-të kur Alimi harkon ashpër nga këndi, ndërsa Drashkoviq shënon në rrjetë të gabuar për nivelizim të rezultatit. 

Pjesa e dytë solli një Shkëndijë shumë më të karikuar dhe konkrete. Në minutën e 48-të Zahov kontrollon tentimin e Ivanovskit dhe me shpejtësi gjen në sulm Ibraimin që ndalet me faul para zonës. Numri 7-të egzekutoi goditjen standarde, por fati ishte me vendasit kur topi u ndal në kornizën e portës. Pak më vonë Doriev shfaqet me një të djathtë të fortë, por jo precize, që në të 57-ën të vinte momenti më i bukur dhe vendimtar i sfidës. Super harkim i Alimit nga gjuajtja e lirë, ndërsa mrekullisht Doriev me kokë çon topin në cepin e pambrojtur të portës për avantazh 2:1. S

ileksi tentoi përgjigjen, por hasi në një Shkëndijë mirë të organizuar që përveç se nuk lejoi të rezikohet porta e Zahovit, mund të gjente golin e tretë përmes kërcnimeve të Ditës dhe Alimit. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe e vetmja që vlen të ceket është debutimi i prurjeve të janarit Kamer Qaka, Rubin Hebaj dhe Wanderson Da Silva.

SILEKSI – SHKËNDIJA 1:2 (1:1)
Stadiumi i qytetit në Kratovë
Arbitër: Jovan Kaçevski (Strugë)
Golashënues: Ivanovski 22’ (Sileksi), ndërsa Drashkoviq og. 42’ dhe Doriev 57’ (Shkëndija)
SILEKSI: Bozhinovski, Manasievski (Duranski 46’), Bllagojeviq, Drashkoviq, Ivanovski (Galevski 82’), J. Serafimovski, Gorgiev, V. Serafimovski, Mustafov (Ignjatov 68’), Karçeski, Tanturovski (Karakamishev 90’).
Trajneri: Goran Simov
SHKËNDIJA: Zahov, Paviç, Bejtullai (c), Ibraimi (Hebaj 87’), Neziri, Murati, Alimi (Ramadani 90’+), Elezi (Nafiu 46’), Dita, Doriev (Da Silva 87’), Zejnullai (Qaka 62’).
Trajner: Ernest Gjoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat