​Xhaka kapet me tifozët e Arsenalit: Ejan këtu t’iu shoh sy më sy

Futboll

​Xhaka kapet me tifozët e Arsenalit: Ejan këtu t’iu shoh sy më sy

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:03
Granit Xhaka

Mesfushori i Arsenalit Granit Xhaka thotë se tifozët të cilët sulmojnë dhe abuzojnë në baza personale në rrjetet sociale nuk janë “mbështetës të klubit tim" dhe se ai dëshiron që t’i sfidojë sy më sy ata që i bëjnë këto veprime.

Xhaka ka pasur një marrëdhënie të tensionuara herë pas here me tifozët dhe familja e tij gjithashtu ka qenë në shënjestër të sulmeve në rrjetet sociale, veçanërisht pas largimit të tij nga ndeshja në shtëpi kundër Crystal Palace në tetor të vitit 2019. Ka pasur telashe edhe këtë sezon, dhe ai thotë se ata që janë të përfshirë në këto gjëra nuk janë tifozë të mirëfilltë të Arsenalit.

"Unë nuk i shoh ata si mbështetës të klubit tim," tha Xhaka, i cili foli gjatë për këtë temë në një intervistë për “Guardian”.

“Sigurisht, ju mund të kritikoni ose të thoni atë që dëshironi për futbollin, por jo për personin, as për familjen. Mendoj se këto janë dy çështje shumë të ndryshme. Nëse një djalë është mbajtës i biletave për klubin dhe ai flet kështu për lojtarët e tij, nuk mendoj se ai merr respekt nga ana jonë dhe nga njerëzit e tjerë.|

"Nuk është problem kur fiton. Nëse humbni të gjithë ju urrejnë, të gjithë ju shkruajnë gjëra ku nuk është e mundur të kuptoni se si po shkruajnë gjëra të tilla. Do të doja të takoja njerëzit që i shkruajnë këto gjëra, të ulesha me ta sy më sy dhe t’i pyesja: 'Pse po shkruani gjëra të tilla?' Jo vetëm për mua personalisht sepse ndodhin shumë gjatë javëve të fundit, por vetëm për të ditur se çfarë ndjen në atë moment kur shkruan gjëra të tilla.”, vazhdoi Xhaka.

"Nuk është e pranueshme, prandaj duhet të hapim sytë dhe të flasim shumë sepse mendoj se ju e vrisni futbollin kështu nëse njerëzit fillojnë të flasin për një familje apo lojtar apo gjëra të tilla", tha në fund Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat