Parashikimi më i fundit nga superkompjuteri, Liverpool as në top katër

Futboll

Parashikimi më i fundit nga superkompjuteri, Liverpool as në top katër

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 18:40
Liverpool as në top katër

Liverpool për herë të parë në vitin 2016 do mbes jashtë top katër, sipas parashikimit të superkompjuterit.

“Reds” momentalisht gjenden në pozitën e gjashtë dhe kanë humbur katër ndeshje radhazi, duke pranuar 10 gola në progres.

Skuadra e Jurgen Klopp është 19 pikë prapa liderit Manchester City dhe pesë pikë mbrapa West Ham, që zë pozitën e katërt.

Sipas “bettingexpert.com”, “Reds” do luajnë në Ligën e Evropës edicionin tjetër, në rast se nuk e fitojnë Ligën e Evropës.

Titullin pritet ta fitojë Manchester City që shihet si favoriti kryesor, ndërsa pozitat dy, tre dhe katër do renditën United, Leicester City dhe Chelsea.

Sa i përket skuadrave tjera të mëdha, si Tottenham, Everton dhe Arsenal do mbesin jashtë ‘top 5’ duke mos arritur të luajnë në gara evropiane, bazuar nëse nuk e fitojnë Ligën e Evropës.

Tabela e Premierligës bazuar në parashikimin më të fundit nga superkompjuteri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat