Lajm i keq për Liverpoolin, superkompjuteri parashikon renditjen e klubeve në Premier Ligë

Futboll

Lajm i keq për Liverpoolin, superkompjuteri parashikon renditjen e klubeve në Premier Ligë

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Sipas një superkompjuteri të Ligës Premier, Manchester City do ta fitojë titullin e këtij sezoni, ndërsa Liverpooli do të përfundojë jashtë katër vendeve të para që nga viti 2016.

Kampionët në mbrojtje të Anglisë aktualisht zënë vendin e gjashtë pas katër humbjeve radhazi të ligës, që përfshin tre humbje në shtëpi.

Jurgen Klopp ka pranuar se mbrojtja e tyre e titullit ka përfunduar pas diferencës së madhe të ekipit të tij me liderët e Manchester Cityt.

Sipas Ekspertit të Basteve përmes The Sun, Reds është parashikuar të përfundojnë të pestët dhe të humbasin futbollin e Ligës së Kampionëve.

Superkompjuteri ka mbështetur Man Cityt për të fituar kampionatin përpara rivalëve të Manchester Unitedit, ndërsa Leicester City përfundon i treti dhe Chelsea i katërit.

West Ham, i cili aktualisht është në vendin e katërt, parashikohet të përfundojë sezonin në vendin e gjashtë përpara rivalëve londinez të Tottenhamit.

Everton, Aston Villa dhe Arsenal parashikohet të përfundojnë përkatësisht në të tetin, të nëntin dhe të dhjetin. Leeds është mbështetur për të përfunduar në vendin e 11-të.

Pavarësisht formës mbresëlënëse të Fulhamit, ata janë parashikuar të zbresin në Championship, ndërsa Newcastle do ta shmang rënien.

Sheffield United dhe West Brom do të bashkohen me skuadrën e Scott Parker në rënien nga Liga Premier.

Pozicioni i parashikuar nga superkompjuteri

1.Manchester City

2.Manchester United

3.Leicester City

4.Chelsea

5.Liverpool

6.West Ham (4)

7.Tottenham (9)

8.Everton (7)

9.Aston Villa (8)

10.Arsenal (11)

11.Leeds (10)

12.Wolves (12)

13.Southampton (14)

14.Crystal Palace (13)

15.Brighton (16)

16.Burnley (15)

17.Newcastle (17)

18.Fulham (18)

19.West Brom (19)

20.Sheffield United (20)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat