De Bruyne rrëfen pikën më të ulët në karrierë: Nuk e prisja kurrë diçka të tillë!

Futboll

De Bruyne rrëfen pikën më të ulët në karrierë: Nuk e prisja kurrë diçka të tillë!

Më: 7 mars 2021 Në ora: 07:06
Kevin De Bruynë

Kevin De Bruynë ka dhënë një rrëfim të gjatë së fundmi në një intervistë për një nga mediat angleze dhe në një pjesë, belgu ka zbuluar edhe pikën më të ulët në karrierën e tij.

Ylli i Manchester Cityt është shprehur se periudha kur ai vendosi të largohej nga Chelsea ishte edhe pika më e ulët për të në karrierë.

 “E ndjeja që nuk kisha asnjë shans të luaja për Chelsean në atë periudhë, kështu që vendosa të largohem.

Nuk e prisja të rritesha aq shpejt, sepse kur je në pikën më të ulët në karrierë nuk pret që të ngrihesh menjëherë në nivele të larta. Nuk kishte lidhje me besimin, sepse kurrë nuk kam dyshuar tek aftësitë e mia, por ajo periudhë kur u largova nga Chelsea ishte padyshim shumë e vështirë për mua”, ka përfunduar De Bruyne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat