Shehi: Ja çfarë iu thashë lojtarëve për derbin me Partizanin

Futboll

Shehi: Ja çfarë iu thashë lojtarëve për derbin me Partizanin

Më: 7 mars 2021 Në ora: 15:54
Shehi: Ja çfarë iu thashë lojtarëve për derbin me Partizanin

Orges Shehi është shfaqur shumë i lumtur për fitoren e Tiranës ndaj Kastriotit, teksa pas ndeshjes për “Gol pas Goli” u shpreh se skuadra tani duhet të shijojë fitoren tani, më pas të mendojnë për derbin.

“Pavarësisht fitores, ka momente për analizuar. Seferi më vjen mirë që shënoi, pasi për atë jeton. Unë jam i kënaqur nga ai. 3 fitore radhazi të bëjnë mirë, për vazhdimësinë dhe për të përgatitur ndeshjen tjetër.

Bathën e kishim në stol vetëm që ta kishim kapitenin. Najdovski dje kaloi Covidin dhe nuk ishte në gjendjen më të mirë. Ishte një ndeshje e vështirë, por për fatin e mirë ia dolëm. Është e vështirë të krijosh manovra kur ke mungesa si Torasa dhe Batha. Sa i përket golave, jam i kënaqur që ato shpërndahen dhe të gjithë ndihen të rëndësishëm.

Derbi? Kjo javë është e rëndësishme si për ne si për Partizanin,. Ndoshta njohja me Dajën mund të ndikojë pak, pasi lojtarët motivohen së tepërmi për derbin. Skuadrës pas ndeshjes i thashë që të shijojnë fitoren e sotme, pastaj do mendojmë për derbin.

Unë që kur kam ardhur në skuadër, kam aktivizuar të gjithë përveç Ilion Likës. DO përgatitemi për ndeshjen, me lojtarët më të mirë. Do impenjim kjo ndeshje. Shpresoj që lojtarët të na kthehen dhe më pas do vendosim për formacionin. Në minuat e fundit kisha pak frikë, pasi mund ta pësonim dhe na ikte fitorja nga duart. Sot 3 dëmtime i bëmë të detyruar.

Vetëm Çelhaka u largua nga dëshira për ta ruajtur. Donim që të mos dëmtojmë lojtarët, siç na ka ndodhur deri tani,” tha Shehi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat