Boshnjaku shpërthen ndaj Batatinës: Sa herë që humb ankohet për gjyqtarët

Futboll

Boshnjaku shpërthen ndaj Batatinës: Sa herë që humb ankohet për gjyqtarët

Më: 7 mars 2021 Në ora: 22:35
Tahir Batatina dhe Lorik Boshnjaku

Prishtina ka mposhtur Llapin me rezultat të pastër 2-0.

Por mysafirët janë ankuar shumë në ndarjen e drejtësisë, ku kanë pretenduar për një penallti të pa dhënë dhe një faul në sulm në golin e dytë të shënuar nga Prishtina.

Gjatë diskutimit për këtë takim, kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku ka shpërthyer ndaj Tahir Batatinës, duke thënë se ai gjithmonë ankohet për gjyqtarët kur humb ndeshjen.

“Jemi mësuar me Batatinën, si të hup ankohet gjyqtarët, anej këndej, ndërsa kur fiton nuk flet”.

“Gjyqtarët munden me gabu, siç gabuan sot në ndeshjen Feronikeli – Drita”.

“Ne e kemi dominuar gjithë ndeshjen dhe kemi marrë fitore me meritë”, ka deklaruar Boshnjaku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat