Talentet kuqezi vazhdojnë të shkëlqejnë te Empoli

Futboll

Talentet kuqezi vazhdojnë të shkëlqejnë te Empoli

Më: 13 mars 2021 Në ora: 17:49
Talentet kuqezi vazhdojnë të shkëlqejnë te Empoli

Akademia e Empolit prej shumë vitesh është kthyer në një strehë të rëndësishme për futbollistët shqiptarë. Klubi në radhët e të cilit u rrit Elseid Hysaj, në vite ka afruar vazhdimisht futbollistë shqiptarë duke tentuar që të gjejë zbulimet e radhës si mbrojtësi shqiptar, e aktualisht duket se kanë gjetur dy talente ofensivë të cilët po bëjnë diferencën.

Sot, në fitoren 3-2 ndaj SPAL, ekipi i të rinjve ka festuar pikërisht falë këtyre lojtarëve.

Kristjan Asllani, një prej mesfushorëve ofensivë më të vlerësuar në kampionatin e të rinjve në Itali, ishte ai që shënoi golin e parë për skuadrën e Napolit, duke i dhënë avantazhin ekipit në fund të pjesës së parë, shkruan vipsport.

Pastaj në të dytën, e kishte radhën Kleis Bozhanaj që të shënonte dy golat e tjerë për ekipin e tij, duke qenë vendimtar në këtë sukses. Për Asllanin, ky ishte goli i 6 në këtë kampionat, duke qenë golashënuesi i tretë më i mirë në renditjen e përgjithshme.

Ndërsa për Bozhanajn ishin dy golat e parë të edicionit. Të dy lojtarët janë nën vëzhgimin e vazhdueshëm të skuadrë ssë parë dhe parashikohet që në javët e fundit të kenë mundësinë që të debutojnë në Serinë B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat