​Pas Barcelonës dhe Real Madridit, Raoila do të udhëtojë drejt Anglisë

Futboll

​Pas Barcelonës dhe Real Madridit, Raoila do të udhëtojë drejt Anglisë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:50
Mino Raiola

Agjenti i famshëm Mino Raiola dhe babai i Erling Haaland, Alfie Haaland kanë udhëtuar sot drejt Spanjës, ku kanë zhvilluar takime me krerët e Barcelonës dhe Real Madridit.

Fillimisht, Raiola dhe Alfie Haaland u takuan me presidentin e ri të Barcelonës Joan Laporta, për të biseduar rreth së ardhmes së Erling Haaland, dhe projektin që Barcelona do ta ketë në të ardhmen.

Më pas, gazetari i njohur Fabrizio Romano raportoi që Raiola dhe Alfie kanë udhëtuar me aeroplan privat drejt Madridit, për tu takuar me kreun e “Galaktikëve” Florentino Perez.

Takimet kanë përfunduar, dhe raportohet se ende nuk ka diçka serioze mbi të ardhmen e yllit të Dortmundit, Erling Haaland.

Nesër, Raiola së bashku me Alfie Haaland do të udhëtojnë drejt Anglisë, ku do të zhvillojnë bisedime me skuadrat si Chelsea, Liverpool, Manchester City dhe Manchester United.

Dortmund e ka bërë të qartë që dëshiron ta mbajë edhe për një sezon Haalandin, ku këtë gjë e arsyeton edhe shuma e lartë që klubi gjerman po kërkon për norvegjezin, ku kartoni i tij vlerësohet 150 milionë euro.

Në verën e vitit 2022, në kontratën aktuale të Haaland me Dortmund do të aktivizohet opsioni që skuadrat e interesuara në shërbimet e tij mund të fillojnë me oferta nga shuma 75 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat