Gjoka: Gjitha ndeshjet janë të rëndësishme edhe kjo me Renovën ishte e tillë

Futboll

Gjoka: Gjitha ndeshjet janë të rëndësishme edhe kjo me Renovën ishte e tillë

Më: 11 prill 2021 Në ora: 18:13
Gjoka: Gjitha ndeshjet janë të rëndësishme edhe kjo me Renovën ishte e tillë

Shkëndija e Tetovës vazhdojnë sipas planit dhe në xhiron e 26-të skuadra merr fitoren e 17-të sezonale duke mundur Renovën me shifrat 3:0 në derbin lokal të Tetovës.

Golat e Ibraimit (51’), Da Silva-s (75’) dhe Elezit (90’) i japing 3 pikë skuadrës së Ernest Gjokës dhe kur kanë mbetur 7-të ndeshje deri në mbyllje të sezonit Shkëndija ruan diferencën 10-të pikë para ekipit të vendit të dytë.

“Gjitha ndeshjet janë të rëndësishme edhe kjo me Renovën ishte e tillë, sepse mbi të gjitha ishte edhe një derbi i qytetit. Kështu që ishte e rëndësishme të fitojmë. Kampionati vazhdon akoma të jetë i egër, por sot ndeshja kaloi mirë, ekipi funksionoi mirë sidomos në pjesën e dytë kur gjithçka kishim nën kontroll. Arritëm dhe shënuam dhe tash na mbetet të qetësohemi, të çlodhemi dhe të përgatitemi për të mërkurën kur fillon dhe rritet shkalla e vështirësisë.

Sigurisht kur rezultati shkon 3:0 kemi edhe qetësi, kur skuadra është e qetë të jep akoma më shumë mundësi e qetësi, sidomos në posedimin e topit sepse skuadra e ka cilësinë. Ndeshjet janë të tilla, ndonjëherë ne kërkojmë me gjithçka dhe na kap nervozizmi, ndonjëherë fillojmë dhe e qetësojmë lojën, qetësojmë veten, gjejmë rastet dhe i shfrytëzojmë ato.

Kjo është pjesë e lojës dhe ndeshjeve të çdo jave. Them që sot ekipi funksionoi mirë, sidomos në pjesën e dytë pasi pjesa e parë ishte më në ekuilibër, Renova ishte më agresive. Në pjesën e dytë pastaj ekipi filloi e bëri diferencën”, tha Gjoka. 

Ai vazhdoi: “Asisti i Hebajt për Elezin!? Këto gjëra janë pjesë normale e një ekipi me mentalitet fitues dhe një skuadre me mentalitet europian. Kështu që kjo duhet të na karakterizojë në vazhdimësi sepse nuk ka rëndësi kush bën gol, e rëndësishme është të shënojmë gola. Më bëhet qefi për Igorin (Da Silva) sepse kishte kohë që e tregon se ka klasin e vet teknik, por duhet të vijë te goli.

Por është edhe moment i përshtatjes sepse në futboll këto gjëra kanë kohën e vet. Dashi (Elezi) vazhdon shënon, sigurisht që ishte goli i Rubinit (Hebaj), por ishte Dashi shumë afër portës dhe mori asistin për të shënuar. Sigurisht na bëhet qefi sepse ndryshojmë lojën, fusim lojtarë, ndryshojmë nivelin, ndryshojmë ritmin, rritim nivelin fizik, rritim cilësinë dhe shënojmë. Kjo është gjitha ajo se si duhet të funksionojë një skuadër si Shkëndija.”

“Mendoj që jemi ok për dy khtimet (Zahov dhe Krivak), sidomos flasim për Jan-in (Krivak) më shumë që pati një dëmtim të rëndë dhe e mbajti jashta skuadrës disa kohë.

Kështu që ndeshja me Akademinë është një takim ku ai do të fillojë nga fillimi, i uroj që të jetë në nivelin e tij edhe pse ka kaq kohë pa luajtur. Por është shumë i rëndësishëm për skuadrën, është një frymë ndryshe dhe një lojtar që ishte titullar para dëmtimit dhe ne mbështetemi shumë te ai, sidomos në dyshen e mbrojtjes midis Egzonit (Bejtullai) dhe Jan-it".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat