Koronavirusi i merr jetën ish-futbollistit të shquar shqiptar

Futboll

Koronavirusi i merr jetën ish-futbollistit të shquar shqiptar

Më: 16 prill 2021 Në ora: 21:10
Koronavirusi i merr jetën ish-futbollistit të shquar shqiptar

Futbolli cërrikas në zi. Koronavirusi i ka marrë jetën ditën e sotme, ish-futbollistit të shquar të Turbinës, Ndriçim Beshiri, zemra e të cilit pushoi të rrahuri në moshën 61-vjeçare.

Lajmi i trishtë është bërë publik nga vetë klubi që militon në Kategorinë e Parë, teksa mësohet se do të mbahet 1 minutë heshtje në nder të Beshirit, në sfidën e ditës së nesërme mes Turbinës dhe Flamurtarit.

Njoftim i klubit: Me hidherim te thelle njoftojme, se sot eshte ndare nga jeta ne moshen 61 vjeçare, nga Covid-19, nje nga ish futbollistet me te shquar te Turbines ndervite Ndriçim Beshiri.

Çimi siç njhiheshe ndryshe ose Gurashi nga miqt e shoket e tij, ka luajtur me Turbinen qe me moshat e deri tek ekipi i pare ne vitet 1977-1990.

Me pas ka sherbyer per disa kohe si zv trajner i ekipit te Turbines, detyre qe e kreu me se miri. Klubi i Turbines i shpreh ngushellimet me te sinqerta, femijeve te tij dhe njerezve me te dashur te familjes Beshiri. Te qoft dheu i lehte Gurash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat