​Figo për Superligën: Lëvizje lakmitare, katastrofale dhe tragjike për futbollin

Futboll

​Figo për Superligën: Lëvizje lakmitare, katastrofale dhe tragjike për futbollin

Më: 19 prill 2021 Në ora: 13:47
Luis Figo

Ish - lojtari i Real Madridit dhe i Interit, Luis Figo ka dalur kundër themelimit të Superligës Evropiane duke thënë se kjo është një lëvizje lakmitare dhe mund të jetë gjithçka tjetër përveç se “super”.

Bota e futbollit është duke reaguar fuqishëm pasi 12 klube të mëdha evropiane u bashkuan për ta krijuar një garë të re evropiane e cila u zyrtarizua të dielën, përcjell KosovaPress.

Ish-përfaqësuesi i Portugalisë pretendon se klubet themeluese të kësaj gare janë lakmitarë dhe parashikon një katastrofë për komunitetin e gjerë të futbollit..

"Kjo e ashtuquajtur Superligë është gjithçka përveç Super," shkroi Figo në Tëitter.

"Kjo lëvizje lakmitare dhe e pashpresë do të përbënte një katastrofë për bazat tona, për futbollin e grave dhe komunitetin e gjerë të futbollit.”

“Kjo është vetëm për t’i shërbyer pronarëve të interesuar për veten, të cilët kanë ndaluar së interesuari për tifozët e tyre shumë kohë më parë, dhe duke mos përfillur plotësisht meritat sportive. Tragjike. ”, ka thënë Figo në reagimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat