Klubi i njohur italian zyrtarisht kundër Superligës Evropiane

Futboll

Klubi i njohur italian zyrtarisht kundër Superligës Evropiane

Më: 20 prill 2021 Në ora: 17:50
Superliga Evropiane

Skuadra e njohur italiane, AS Roma ka dal me një prononcim zyrtar me anë të së cilit shprehet hapur kundër Superligës Evropiane.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano e ka raportuar lajmin që Roma është kundër një gare të tillë.

Që nga konfirmimi i 12 klubeve themeluese të Superligës Evropiane për krijimin e një kompeticioni të tillë pati shumë reagime të ashpëra nga figura të njohura të futbollit botëror.

Klube të ndryshme si Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Sevilla i kanë thënë jo pjesëmarrjes në këtë garë.

Këtyre klubeve iu bashkangjit edhe skuadra italiane Roma.

Ja raportimi i Fabrizio Romanos:

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat