Sahiti shënon, Shibeniku dhjetë ndeshje pa fitore

Futboll

Sahiti shënon, Shibeniku dhjetë ndeshje pa fitore

Nga: K.Goca Më: 20 prill 2021 Në ora: 19:37
Sahiti shënon, Shibeniku dhjetë ndeshje pa fitore

Suad Sahiti, Emir Sahiti dhe Isnik Alimi, me skuadrën e Shibenikut vazhdojnë të vuajnë, dhjetë ndeshje pa fitore në Kampionatin e  Kroacisë. 
Suad Sahiti shënoi por goli i tij nuk i mjaftoi Shibenikut, e cila si vendas u nda baras me rezultat 1:1. 

Suad Sahiti bëri paraqitje të mirë por jo edhe të heqin qafesh serinë pa fitore!

Ai shënoi në minutën e 41-të, ndërsa mysafirët barazuan në minutën e 88-të me golin e Delfit.

Suad Sahiti u zëvendësua në minutën e 63-të, Emir Sahiti në minutën e 76-të dhe Isnik Alimi futet në lojë në atë të 76-tën.

Pas javës së 30-të, Shibeniku renditet në vend të shtatë me 29 pikë dhe Gorica renditet i treti me 50 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat