“Superliga e Kosovës po bëhet si filmat turk, fundi të cilëve u dihet gjithmonë”

Futboll

“Superliga e Kosovës po bëhet si filmat turk, fundi të cilëve u dihet gjithmonë”

Më: 26 prill 2021 Në ora: 10:58
Superliga

Manipulimet dhe kurdisjet eventuale në futbollin e Kosovës kanë qenë tema kryesore e ditëve të fundit.

Në lidhje me një fenomen të tillë ka folur edhe ish-futbollisti i mirënjohur, Erdin Hashani.

Hashani, i cili drejton Vjosën e Shtimes si trajner, e ka dhënë së fundmi një deklaratë interesante.

Ai ka thënë se Superliga e Kosovës po bëhet si “filmat turk”, të cilëve tashmë u dihet fundi.

“Është normale që Ballkani po reagon duke kuptuar investimet që po bën. Në Kosovë nëse nuk ki aletat është shumë problem. Superliga e Kosovës po bëhet si filmat e Turqisë të cilëve ju dihet fundi” tha Hashani në “Sporti Total”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat