Vendimet e Disiplinës, e pësojnë trajneri dhe lojtarë të Burrelit dhe Flamurtari

Futboll

Vendimet e Disiplinës, e pësojnë trajneri dhe lojtarë të Burrelit dhe Flamurtari

Më: 27 prill 2021 Në ora: 18:04
Vendimet e Disiplinës, e pësojnë trajneri dhe lojtarë të Burrelit dhe Flamurtari

Në vendimet e mbledhjes së fundit të Komisionit të Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbolli bie në sy masat e forta ndëshkimore ndaj disa pjesëtarëve të skuadrës së Kategorisë së Parë, Burreli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes ndaj Dimamos. Gjithashtu një goditje të rëndë mori edhe Flamurtari (iu hoqën tri pikë), për mosshlyerje të detyrimeve financiare.Lojtari i KF Bylis, Renato Spahiu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Burreli, Samuel Nikaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Burreli, Klevis Gjoka,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Burreli, Taulant Sefgjinaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Sopoti, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 63/1/c, dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.

Zyrtari i KF Sopoti, Besnik Kola,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Sopoti, Andri Çota,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Shënkolli, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Lojtari i Shënkolli, Kristjan Ceku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Valbona, Bekim Berisha, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Devolli, Mateo Pere, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Football Republic U-19 B, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi B, kundër Ak.Shqiponjat 2017, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KF Shkumbini U-19, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Lojtari i FK Apolonia U-15, Petro Stopani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Flamurtari FC U-15, Paulo Aliraj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Flamurtari FC, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 33, datë 03.10.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/c të KDS, i zbriten 3 pikë nga klasifikimi dhe i jepet një afat prej 15 (pesëdhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Rrëzimin e kërkesës së Football Republic U-19, në lidhje me lojtarët: Leandro Teqja, Ervin Skeja, Madrid Marku, Frenki Shahaj, Jurgen Pervataj, Kristian Dhembi, Rudjon Plaku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Kukësi U-19, Fluturim Domi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat