Neymar: PSG e humbi betejën por lufta vazhdon kundër Man City

Futboll

Neymar: PSG e humbi betejën por lufta vazhdon kundër Man City

Më: 29 prill 2021 Në ora: 09:26
Neymar

Neymar ka reaguar pas humbjes 2-1 ndaj Manchester City në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes, Neymar ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social ‘twitter’ duke thënë se ata kanë humbur betejën, por jo edhe luftën.

“Ne e humbëm betejën por lufta vazhdon”, shkroi Neymar në një postim në Twitter pas ndeshjes. “Unë besoj në ekipin tim.

“Besoj se mund të jemi më të mirë se sa ishim. ALLEZ PARIS. Një për qind shans 99 për qind besim”, shkroi ai.

Pjesën e fundit të fjalisë, Neymar e kishte përdorur edhe në rikthimin e famshëm të Barcelonës ndaj PSG.

Neymar nuk ka shënuar në gjashtë ndeshjet e tij të fundit në fazat e eliminimit të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat