Po kërkohet nga shumë skuadra, Hansi Flick merr vendimin e madh për të ardhmen e tij

Futboll

Po kërkohet nga shumë skuadra, Hansi Flick merr vendimin e madh për të ardhmen e tij

Më: 2 maj 2021 Në ora: 14:19
Hansi Flick

Hansi Flick njoftoi se do të largohet nga Bajerni i Mynihut në fund të sezonit, teksa ende nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Prej kohësh thuhet se tekniku bavarez, do të marrë drejtimin e Gjermanisë, megjithatë ende nuk është zyrtarizuar kjo lëvizje.

“Sport1” në Gjermani, shkruan se në gjurmët e trajnerit Flik janë dy skuadra. Juventusi që e ndjek prej kohësh, por kjo duket shumë e vështirë për t’u arritur dhe së fundmi Totenhemi. Londinezët janë në kërkim të një zëvendësuesi dhe Flik është një nga pëlqimet e mëdha të drejtuesve për stolin.

Megjithatë raporti i sipërpërmendur shkruan se trajneri gjerman tashmë e ka vendosur të ardhmen dhe do të marrë drejtimin e Gjermanisë, me zyrtarizimin që pritet në ditët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat