Pirlo: Kampionati nuk ka mbaruar

Futboll

Pirlo: Kampionati nuk ka mbaruar

Më: 11 maj 2021 Në ora: 13:06
Pirlo: Kampionati nuk ka mbaruar

“Kampionati nuk ka mbaruar. Ne duhet të ndryshojmë mentalitet, të luajmë me përqendrimin e duhur. Rruga në kampionat nuk varet më vetëm nga ne, por do të përpiqemi të bëjmë më të mirën. E ardhmja? Do të vazhdoj të bëj punën time, të shoh përpara”, – tha Andrea Pirlo në një konferencë shtypi, në prag të ndeshjes së mesjavës, Sassuolo-Juventus.

Sassuolo – “Nesër duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyeshme, nuk dua të shoh dorëzim. Kemi akoma tri ndeshje, jemi një pikë larg Champions-it dhe kam parë të gjitha llojet e ndeshjeve në këto vite. Kam humbur një Champions kur fitova 3-0. Duhet të kemi pozitivitet të madh brenda vetes sonë”.

Ronaldo – “Ai ka luajtur shumë këtë sezon, duke shënuar mjaft gola. Ne do të shohim se si do të jetë sot dhe do të vendosim. Nesër është ndeshje delikate dhe e rëndësishme, shpresoj t’i kem të gjithë lojtarët në dispozicion”.

Kërcënimet e Gravina – “Këto janë gjëra të jashtme që duhet t’i lëmë mënjanë. Duhet ta tregojmë në fushë që e meritojmë Ligën e Kampionëve. Pjesën tjetër ua lëmë autoriteteve përkatëse”.

Momenti – “Pati zhgënjim të madh pas Milanit. Kemi edhe tri ndeshje, gjithçka mund të ndodhë. Duhet t’i fitojmë të gjitha dhe të shpresojmë në hapat falsë të rivalëve. Futbolli mund të japë kënaqësi të madhe edhe në ndeshjen e fundit”.

Pagat – “Kurrë nuk kam dëgjuar për ndonjë vonesë, pagesat kanë qenë gjithmonë të rregullta”.

Danilo – “Ai është shëruar, mund të luajë nga fillimi”.

Grinta – “Është një fjalë që thuhet shpesh në futboll, por nuk mendoj se është gjëja themelore. Vetëm ajo, sigurisht që nuk mjafton. Unë gjithmonë kam kërkuar që të kemi një qëndrim tjetër, të kemi vaj në gojë dhe gjak në sy për të arritur rezultate pozitive. Lojtarët e kanë pasur ndonjëherë këtë qasje, herë të tjera ka munguar. Vetëm vendosmëria nuk është e mjaftueshme në futbollin e sotëm”.

Merkatoja – “Gjithmonë ka pasur harmoni, në janar kemi dashur të bëjmë diçka për të kapur një sulmues, por nuk kemi pasur mundësi, kështu që kemi qëndruar kështu”.

Projekti – “Unë jam përshtatur për shkak të lëndimeve dhe Covid-19, kurrë nuk kam zgjedhur të njëjtën formacion, por për një arsye, sepse kurrë nuk i kam pasur të gjithë në dispozicion. Bazuar në atë që ka ndodhur gjatë vitit jam përshtatur gjithmonë. Kështu, çdo ndeshje bëhet e ndryshme nga programimi”.

E ardhmja – “Unë nuk kam frikë, mendoj për të mirën e Juventusit, që është më e rëndësishme se gjithçka. Rezultatet do të tregojnë nëse do të jem akoma trajner, por Juventusi është i pari dhe unë do të bëj më të mirën për sa kohë që jam këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat