“Wembley” gjallërohet nga tifozët, Leicester fiton finalen ndaj Chelsea-t

Futboll

“Wembley” gjallërohet nga tifozët, Leicester fiton finalen ndaj Chelsea-t

Më: 15 maj 2021 Në ora: 23:08
Foto

Vetëm pak vite pasi fitoi për herë të parë në histori kampionatin anglez, Leicester shton një tjetër trofe në palmaresin e klubit, pasi ia doli të triumfojë në finalen e FA Cup, ku mposhti me rezultatin minimal 1-0 Chelsea-n.

Në një “Wembley” që gjallëronte nga prania e rreth 20 mijë tifozëve, ishte belgu Tielemans që shënoi golin vendimtar në minutën e 63-të të takimit, ndërsa Chelsea gjeti golin e barazimit me Chilwell në shtesë, por u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Kjo është hera e parë në histori që Leicester fiton këtë kompeticion, pasi ka dështuar më parë në plot 4 finale, ndërsa pas vërshëllimës finale të arbitrit Olivier, festa e djemve të drejtuar nga Brendan Rodgers ishte tërësisht e ligjshme.

Nga ana tjetër Chelsea dështon të fitojë trofeun e parë sezonal, megjithatë tri ditë më vonë do të presë sërish Leicesterin në Londër, këtë herë në një ndeshje direkte për zonën Champions të renditjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat