Mourinho e do me ngulm, mirëpo Xhaka është i fokusuar diku tjetër

Futboll

Mourinho e do me ngulm, mirëpo Xhaka është i fokusuar diku tjetër

Më: 29 maj 2021 Në ora: 21:07
Granit Xhaka dhe Jose Mourinho

Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka është duke u përqëndruar në përgatitjet për Kampionatin Evropian me Zvicrën këtë verë mes thashethemeve që e lidhin atë një lëvizje në Romë.

Xhaka është një nga një lojtarët që mund të largohet nga “Emirates” sezonin e ardhshëm, pas një sezoni zhgënjyes që zhvilluan.

Sipas raportimeve të fundit, Jose Mourinho është i etur ta bëjë Xhaka nënshkrimin e tij të parë te Roma.

Mourinho ka filluar të punojë për formësimin e skuadrës së tij përpara, për të qenë sa më i gatshëm sezonin tjetër

Xhaka, 28 vjeç, është admiruar prej kohësh nga tekniku portugez dhe mund të bashkohet me të në kryeqytetin Italian pas pesë vitesh në Arsenal.

Sipas Gazzetta Dello Sport, Roma tashmë është duke mbyllur në negociatai me Topçinjtë për përfaqësuesin e Zvicrës.

E ardhmja e Xhaka mund të zgjidhet në javët e ardhshme, por, tani për tani, kapiteni i Zvicrës po përqendrohet vetëm në udhëheqjen e vendit të tij në “EURO 2020”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat