Shqipëria U-21 fiton miqësoren ndaj ekipit Kombëtar U-19

Futboll

Shqipëria U-21 fiton miqësoren ndaj ekipit Kombëtar U-19

Më: 30 maj 2021 Në ora: 17:30
Shqipëria U-21 fiton miqësoren ndaj ekipit Kombëtar U-19

Kombëtarja shqiptare e 21 vjeçarëve ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore kundër ekipit Kombëtar U-19, të drejtuar nga Armando Cungu.

Ndeshja e zhvilluar në ambientet e kompleksit “Internacional” në Pezë Helmes u mbyll me rezultatin 3-1 në favor të kuqezinjve të drejtuar nga Alban Bushi. Të dyja skuadrat u paraqitën mjaft mirë, me lojë të bukur dhe raste të krijuara.

Mesfushori shqiptar që aktivizohet në radhët e Dinamo Zagrebit në Kroaci, Bernard Karrica gjeti dy herë rrugën e rrjetës ndërsa shënoi edhe Tedi Cara që luan me ekipin e Partizanit në Shqipëri. Golin e vetëm për kuqezinjtë e Cungut e shënoi Shpuza.

Alban Bushi aktivizoi në këtë ndeshje të gjithë futbollistët e grumbulluar, ku pati mundësinë të shikonte dhe të vlerësonte gjendjen e tyre.

Kjo ndeshje ndaj kuqezinjve të drejtuar nga Armando Cungu i shërbeu Bushit si një test përpara dy ndeshjeve që Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë në transfertë gjatë muajit qershor, fillimisht ndaj Andorrës më 4 qershor, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 dhe më 8 qershor do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat