Bale nuk do të pensionohet, pritet një konsultim me Ancelottin

Futboll

Bale nuk do të pensionohet, pritet një konsultim me Ancelottin

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 14:42
Gareth Bale

Gareth Bale nuk do të pensionohet siç ishte thënë.

Sipas të përditshmes spanjolle, “Marca”, thuhej se Gareth Bale është duke menduar pensionimin nga futbolli.

Por, sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, kjo gjë nuk është e vërtetë.

Romano konfirmon se Bale nuk ka në plan të pensionohet dhe me t’u rikthyer nga “Euro 2020” me Kombëtaren e Uellsit, 31 vjeçari do të ketë një diskutim me Carlo Ancelottin për të ardhmen e tij.

Vet Ancelotti kishte dhënë sinjale pozitive duke thurur lëvdata për Bale në rikthimin e tij në Mardit, Bale mund të bëhet njëri nga protagonistët kryesorë të Realit në sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat