Futbollisti kroat me padurim pret sfidën me Anglinë

Futboll

Futbollisti kroat me padurim pret sfidën me Anglinë

Nga: K.G. Më: 11 qershor 2021 Në ora: 19:11
Futbollisti kroat me padurim pret sfidën me Anglinë

Nënkampioni i botës, Kroacia, është gati për sfidën e madhe të së dielës (15.00) kundër Anglisë, në kuadër të ndeshjes së parë të grupit D të Kampionatin Evropian 2020. 

Futbollisti kroat Mateo Kovaçiç shprehet optimist para sfidës së madhe. 

Kroatët janë në grup me Skocinë, Anglinë dhe Republikën e Çekisë. 

“Është e vërtetë që nuk dhashë maksimumin në ekipin kombëtar, por herë luajë mirë, herë jo.

Unë me siguri do të bëj më të mirën”, tha mes të tjera Kovaçiç.

“Të gjithë e dinë se çfarë na pret. Do të jetë e vështirë, por ne jemi gati. Kjo ekip kombëtare ka luajtur shumë lojëra të shkëlqyera, kështu që kjo nuk është asgjë e re.  Shpresoj për rezultate të mira në mënyrë që gjendja emocionale të jetë edhe më e mirë”, tha Kovaçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat