Kastrioti me 4 medalje nga turneu ‘Xhevat Makolli’

Futboll

Kastrioti me 4 medalje nga turneu ‘Xhevat Makolli’

Nga: K.G. Më: 13 qershor 2021 Në ora: 19:12
Kastrioti me 4 medalje nga turneu ‘Xhevat Makolli’

Klubi i karatesë Kastrioti nga Ferizaj, me trajnerët Gani Mahalla dhe Raif Musa, arritën rezultate të mira në turneun përkujtimor ‘Xhevat Makolli’ në Prishtinë. 

Ky klub fiton një medalje të artë, një të argjend dhe dy të bronzta.  

“Klubi Karatesë Kastrioti në turneun memorial të karatesë " Xhevat Makolli " arriti këto rezultate: Medalje ari
1. Alma Loki - kata / juniore

Medalje argjendi

1. Diellza Mahalla - kata / kadete
Medalje bronztë

1. Elmedina Gashi - kumite / kadete
2. Arbër Nexhipi - kumite / kadet”, njofton KK Kastrioti. Kryetari i klubit, Halil Mahalla, është i kënaqur me rezultatet që arritën në turne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat