Euro 2020/ Federata Angleze detyron lojtarët të bëjnë teste për zemrën

Futboll

Euro 2020/ Federata Angleze detyron lojtarët të bëjnë teste për zemrën

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 13:38
Christian Eriksen

Yjet e Anglisë do të bëjnë testet e shqyrtimit të zemrës për të zvogëluar rrezikun e goditjes që mori  Christian Eriksen. Federata Angleze urdhëroi kontrolle të hollësishme të zemrës mbi futbollistët që marin pjesë në EURO 2020.

Ata nuk do  lejohen të luajnë nëse nuk do të kenë kaluar testet e specializuara të elektrokardiogramës, duke kontrolluar anomalitë, brenda vitit të fundit. Lojtarët gjithashtu duhej të bëjnë një skanim të detajuar ekokardiogram me ultratinguj brenda dy viteve të fundit.

Do hartohet një politikë për të monitoruar rregullisht yjet më të mirë të moshave të mëdha të Anglisë dhe gjithashtu lojtarët e Anglisë në të gjitha grupmoshat. Përveç kësaj, të gjithë personelit mjekësor të Anglisë tani u kërkohet të kenë një çertifikatë të Avancuar të Traumës Mjekësore në Futboll.

Kjo do të thotë që të gjithë mjekët do të jenë të gatshëm të veprojnë për të shpëtuar jetë nëse një lojtar pëson një kolaps ose lëndim serioz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat