Shau me nënë shqiptarin/ Maqedonia e Veriut kërkon ndëshkim për Arnautovicin

Futboll

Shau me nënë shqiptarin/ Maqedonia e Veriut kërkon ndëshkim për Arnautovicin

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 23:51
Marko Arnautovic

Dje, në fitoren e Austrisë ndaj Maqedonisë së Veriut, serbo-austriaku Marko Arnautovic ofendoi rëndë Ezgjan Alioskin.

Pas golit të tretë që i vulosi fitoren Austrisë, Arnautovic iu drejtua Alioskit duke i thënë: “Të q***** nënën shqiptare”.

Më në fund edhe Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut ka dërguar letër në UEFA duke kërkuar ndëshkimin me të vështirë.

“Në të njëjtën kohë ju informojmë se kemi dorëzuar letër zyrtare deri tek UEFA në të cilën kërkojmë dënim të rëndë për reprezentuesin austriak, Marko Arnautovic”.

“Si “Shtëpi e Futbollit” gjithmonë jemi kundër nacionalizmit, diskriminimit dhe të gjitha formave tjera të fyerjeve të cilat nuk janë në frymën e futbollit dhe vlerave për të cilat ne të gjithë jemi së bashku”, shkruhet në komunikatë.

Mbetet të shihet vendimi i fundit i UEFA-së lidhur me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat