Sulmuesi është ende pa gol në Kampionatin Europian

Futboll

Sulmuesi është ende pa gol në Kampionatin Europian

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 11:44
Sulmuesi është ende pa gol në Kampionatin Europian

Pas një periudhe mjaft të gjatë të “muajit të mjaltit”, në të cilin Kylian Mbappè luajti i qetë, mbërrijnë kritikat e para për yllin transalpin.

Sulmuesi është ende pa gol në Kampionatin Europian. Forma sportive dhe mbi të gjitha qëndrimi i tij janë temë kryesore e atyre që analizojnë kombëtaren franceze. Në fund të fundit, “segmenti” i fundit i Kupës së Botës 2018, si dhe duke përjashtuar disa shfaqje të tilla si ajo në “Camp Nou”, nuk i përmbushim pritshmëritë dhe famën që ka lojtari.

Pastaj çështja e rinovimit të kontratës, që rrezikon të mos e bëjë Pochettino të ndihet rehat. Trajneri argjentinas tashmë duhet të menaxhojë një dhomë zhveshjeje shumë të komplikuar. Ish-lojtari i PSG, Jerome Rothen, tha për RMC se Mbappe është një problem, veçanërisht për të ardhmen:

“Që ai është lider në fushë, kjo nuk ha diskutim. Flitet për më të mirin. Më shqetëson shumë, megjithatë, qëndrimi i tij jashtë fushës. Unë mendoj se Didier Deschamps ka probleme në menaxhimin e tij. Kylian është një problem i madh. Unë mendoj se është për t’u habitur që trajneri e lejon Mbappé të hallakatet në fushë, pa ndjekur asnjë model. Ne presim shumë më tepër nga një futbollist si ai. Të gjithë mendojnë se Mbappé është një nga lojtarët më të mirë në Europë.

Por, nëse e konsideroni atë një lojtar të nivelit të lartë, nuk mund të jeni të kënaqur me një devijim topi për te Benzema dhe një duel të fituar fizikisht, kur i jep pasimin Griezmann për barazimin kundër Hungarisë”.

Rothen iu kthye insistimit të Kylian Mbappé për gjuajtjet e lira. Një zgjedhje që e konsideron të pakuptueshme: “Nuk e di nëse ai është i vetëdijshëm se nuk ka klasin e duhur në këtë specialitet. Ka shumë herë më të mirë në grupin e Francës për të ekzekutuar goditjet e dënimit. Nëse i rishikoni të gjitha ndeshjet e Mbappé, nuk mund të mbani mend një goditje të tij nga 25 metra. Nga ana tjetër, godasin shumë mirë Griezmann dhe Pogba. Ai ka një problem të madh të egos”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat