Shkak bëhet Italia, Kombëtares gjermane nuk i lejohet të kryejë stërvitjen në “Wembley”!
Gjermania ka hasur problem me stërvitje , pasi federate angleze i ka ndaluar stërvitjen në stadiumin “Wembley”.
Ky rast i papreçendtë ka ndodhur për shkak se fusha duhej të ishte në gjendjen e duhur, në mënyrë që të siguronte totalisht sfidën mes Italisë dhe Austrisë.
Skuadra e Joachim Low ka patur të njëjtin problem me “axurrët”, të cilët nuk u lejuan nga UEFA të stërviten në “Wembley” për të njëjtën arsye. Ky problem i Gjermanisw ka ndodhur vetëm pak para ndeshjes me Anglinë, e cila konsiderohet si dhe një finale e parakohshme.