Republika Çeke dhe Danimarka garojnë në Baku

Futboll

Republika Çeke dhe Danimarka garojnë në Baku

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 11:32
Republika Çeke dhe Danimarka garojnë në Baku

E domosdoshme: vazhdoni të ëndërroni. Republika Çeke dhe Danimarka garojnë në Baku, në përpjekje për t’i dhënë vazhdimësi një rruge kontinentale, që tashmë i ka tejkaluar pritshmëritë më optimiste. 

Skuadra e Silhavy përmbysi shanset kundër Hollandës, duke fituar 2-0, falë golave ​​të Holes dhe Schick, të gatshëm për të luajtur edhe një herë rolin e protagonistëve në çerekfinale kundër skandinavëve.

Sulmuesi i Bayer Leverkusen, natyrisht, do të jetë referenca përpara, në qendër të sulmit. Pas tij, konfirmimi absolut për “tridentin” Masoput-Darida-Sevcik. Në mesfushë ka vend për Vrima, që do të veprojë “dorë për dore” me Soucek. Në mbrojtje, hapësira për çiftin qendror Celutska-Kalas, me Coufal dhe Kaderabek në “shinat” anësore. Midis shtyllave, Vaclik.

Kasper Hjulmand studion kundërveprimet për t’i ushqyer ambiciet e tij dhe Danimarkës. Në “trident” nuk do të jetë Poulsen, por Dolberg përsëri, së bashku me Braithwaite dhe Damsgaard. Në mesfushë, Delaney dhe Hojbjerg, nga krahët Maehle dhe Wass, favorit ndaj Stryger Larsen. Në portë padyshim që qëndron Schmeichel, pas “paketës” së mbrojtjes, të formuar nga Christensen, Vestergaard dhe udhëhequr nga kapiteni Kjaer.

Ja formacionet e mundshme:
REPUBLICA ÇEKE (4-2-3-1): Vaclik; Coufal, Celustka, Kalas, Boril; Holes, Soucek; Masopust, Darida, Sevcik; Schick.
DANIMARKA (3-4-3): Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Wass, Delaney, Højbjerg, Maehle; Braithwaite, Dolberg, Damsgaard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat