Italia është shpallur kampione e re e kontinentit të vjetër, Evropës, pas triumfit ndaj Anglisë.
Ndeshja që u zhvillua në “Wembley”, nuk u vendosë në kohën e rregulltë, por as në vazhdime, dhe u deshën penalltitë për ta caktuar kampionin e ri të Evropës.
Në penallti, anglezët humbën 3:2, derisa Donnarumma priti tre penallti sonte.
Pas fitores së Italisë nuk mund të mungojnë dhe ironitë në rrjetet sociale me shprehjen e famshme të anglezëve ‘’It’s coming home’’.
Vetë faqja zyrtare e ‘’Azzurrëve’’ ka menduar të bëjë shaka në lidhje me këtë fakt, duke postuar imazhet e një harte dhe rrugën që do të bëjë trofeu nga Londra për në Romë.
‘’It’s coming to Rome’’ do të thonin italianët të cilët sonte janë në qiellin e shtatë pasi u shpallën kampionë Evrope.
