Perez: Këta dy lojtarë janë mashtruesit më të mëdhenj të Realit

Futboll

Perez: Këta dy lojtarë janë mashtruesit më të mëdhenj të Realit

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 11:59
Perez: Këta dy lojtarë janë mashtruesit më të mëdhenj të Realit

Sipas raportimeve, Firoentino Perez ka kritikuar rëndë dy legjendat e skuadrës, Iker Casillas dhe Raul Gonzalez në vitin 2006, gjë që shkaktoi edhe dorëheqjen e tij nga posti i presidentit të Real Madridit, përcjell Insporti.

Gazeta spanjolle, “El Confidencial” ka publikuar një bisedë të transkriptuar të Perezit në vitin 2006 ku kritikonte futbollistët.

Perez ishte dëgjuar duke kritikuar Casillasin duke thënë që nuk ka kualitet të jetë lojtar i Real Madridit dhe është një mashtrim.

“Casillas nuk është një portier për Real Madridin, çfarë dëshironi t’ju them? Ai kurrë nuk ka qenë i tillë”, tha ai.

“Ishte njëri nga dështimet më të mëdha që kemi pasur, një nga mashtrimet më të mëdha dhe pas tij është edhe Rauli.”, shtoi ai.

“Nuk e di përse e mbrojnë aq shumë (Casillasin), ata janë egoistë dhe nëse varesh nga ata do ta pësosh”, tha Perez.

“Këta dy lojtarë janë dy mashtrimet e më të mëdha të Realit”, përfundoi Firoentino Perez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat