Fazliu: Na pret një ndeshje shumë e vështirë me Feynoordin 

Futboll

Fazliu: Na pret një ndeshje shumë e vështirë me Feynoordin 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2021 Në ora: 18:26
Fazliu në veprim

Drita nga Gjilani, nënkampione e Kosovës, është kualifikuar në rrethin e dytë të garave evropiane përkatësisht në Conference League, pasi që e ka eliminuar skuadrën shqiptare Deçiqi nga Tuzi i Malit të Zi, me rezultat të përgjithshëm 3:1 (2:1 në Prishtinë, 1:0 në Podgoricë).

Astrit Fazliu, sulmues i Dritës, është në formën me të mirë, mbrëmë asistoi në golin e fitores kur shënoi Ardian Cuculi në minutën e 84-të. 

Futbollisti mendjen e ka të sfida e radhës (ndeshja e parë e rrethit të dytë) që zhvillohet me 22 korrik (në orën 21.00) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër skuadrës së famshme holandeze Feyenoord.

Image

Fazliu flet për triumfin në Podgoricë dhe për sfidën me Feyenoordin.

“Ishte një ndeshje mjaft e vështirë por mendoj se me meritë kaluam tutje. 

Tash na pret një ndeshje shumë e vështirë me Feynoordin, do të përgatitemi maksimalisht dhe do t’i provojmë të gjitha mundësit tona”, tha Fazliu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat