​Zyrtare, Chelsea e blindon Brojan me kontratë afatgjate

Futboll

​Zyrtare, Chelsea e blindon Brojan me kontratë afatgjate

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Armando Broja ka nënshkruar kontratë të re me Chelsean që e mban atë në “Stamford Bridge” deri në verën e vitit 2026.

Sulmuesi i ri, i cili do të bëhet 20 vjeç në shtator, kaloi sezonin e kaluar në huazim në Eredivisie me Vitessen, ku bëri 34 paraqitje dhe 11 golat e tij ndihmuan ekipin holandez për të përfunduar në vendin e katërt dhe në finalen e Kupës KNVB, në të cilën ata u mundën nga Ajaxi.

Reprezentuesi shqiptar bëri debutimin e tij për skuadrën e parë të Chelseat në mars të vitit 2020, duke u inkuadruar nga pankina në ndeshjen kundër Evrtonit, përcjellë KosovaPress.

Në skenën ndërkombëtare, Broja ka përfaqësuar Shqipërinë që nga grupmoshat nën 16 vjeç dhe bëri debutimin e tij për skuadrën e seniorëve tre ditë para ditëlindjes së tij të 19-të shtatorin e kaluar, në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Lituanisë. Që nga atëherë Broja ka bërë gjashtë paraqitje për ekipin kombëtar.

Pas nënshkrimit të kontratës së tij të re, Broja tha:

“Unë jam me të vërtetë i ngazëllyer që po nënshkruaj një kontratë të re me Chelsean. Duke ardhur përmes akademisë këtu ishte një moment i veçantë për mua që të bëja debutimin në ekipin e parë vitin e kaluar, para se të fitoja përvojë të mëtejshme në huazim në Vitesse sezonin e kaluar. Unë dua të rritem mbi këto baza dhe me të vërtetë pres që të përparoj dhe të jap më të mirën për Chelsean në vitet që vijnë. “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat