Alves i përgjigjet Messit pas rekordit historik që synon ta thyejë argjentinasi

Futboll

Alves i përgjigjet Messit pas rekordit historik që synon ta thyejë argjentinasi

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 22:28
Dani Alves

Pas plotë 21 viteve, ylli Lionel Messi i dha fund aventurës te Barcelona.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk arriti të rinovoi kontratën dhe pritet të transferohet te gjiganti francez, PSG.

Sidoqoftë, Messi ka bërë të ditur se synon të mbyll vitet e fundit duke luftuar për trofe dhe të thyejë rekordin e Dani Alves, si lojtari më i trofeshëm në histori.

“Dua të përfundojë vitet e fundit duke garuar për trofe. E uroj Dani Alves, që fitojë medaljen olimpike dhe e paralajmëroi sepse do ta zë dhe ta tejkaloi. Ky është mentaliteti im”.

Ndërkohë, edhe Alves i është përgjigjur përmes një postimi në Instagram.

“Më i miri i të gjitha kohërave, mund të me tejkalosh kur do që të duash, do jetë një asistim tjetër i imi për ty”.

“Pas të dashurës, je partneri im më i mirë. Faleminderit që më dhe kaq shumë dhe që më lejove të jem pjesë e historisë tënde”.

“Çfarë nderi. Don Leo Messi vazhdo të bësh historinë ku do që shkon. Do jetë gjithmonë një djalë i çmendur në shërbimet e tua, sidomos në të mirat”, shkroi ai.

Ndërkohë, Alves ka fituar plotë 43 trofe, pesë më shumë se Messi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat